Gostivar, 13 nëntor – Të hënën mbrëma rreth orës 19 e 50 minuta, derisa kanë qenë duke kryer detyrën zyrtare dhe duke marrë masa në rrugën “Beliçica” në Gostivar, tre pjesëtarëve të policisë nga Stacioni policor i Gostivarit, i është afruar 42 vjeçari B.S. nga fshati Strajan dhe ka filluar ti fyej dhe ti poshtërojë policët.
Menjëherë B.S. është privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar, deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku ndaj tij do të pasojnë edhe padi adekuate. (koha.mk)