Një 75-vjeçar në Uells të Britanisë së Madhe është dënuar me gjobë për shkak se ka ofenduar një grua muslimane. Irlandezi Bert Fahy, 75 vjeç, më 22 nëntor në qytetin Swansea të Uellsit ka ofenduar një grua muslimane të mbuluar duke i thënë se “duhet të heqë shaminë dhe të kthehet në vendin ku ka ardhur”. Pas një denoncimi gjykata në këtë qytet ka pranuar dosjen duke e quajtur fajtor 75-vjeçarin, por për shkak të moshës dënimin e tij e ka konvertuar në gjobë, duke e detyruar atë të paguajë 258 sterlina.