Kito, 19 tetor – Ekuadori kumtoi se do ta dëbojë ambasadorin e Venezuelës, sepse një ministër venezuelas e ka ofenduar presdientin e Ekuadorit.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi se ministri i Informatave i Venezuelës, Horhe Rodrigez e ka quajtur presidenti e Ekuadorit, Lenin Moreno “gënjeshtar” për shkak të deklaratës së tij se çdo ditë në Ekuador arrijnë nga 140 autobusë me emigrantë nga Venezuela.
Njerëzit ikin maasovikisht nga Venezuela, e cila është kapluar nga kriza kolosale me mungesë të ushqimit dhe medikamenteve dhe kolaps të shërbimeve komunale, siç është furnizimi me energji elektrike dhe ujë. Një pjeës e madhe e komunitetit ndërkombëtar, për krizën e akuzon pushtetin e socialistit Nikolla Maduro.