Shkup, 14 nëntor – “Rregullativat në fushën e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe punimeve ndërtimore”, është tema e Forumit që do të mbahet sot nga ora 10:00 në Holiday Inn Hotel, Shkup. Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë afariste ku OEMVP është partner së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë, MASIT, Lidhja e Odave Ekonomike, dhe Epi Centar International. Projekti synon të ndihmojë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme të përmirësojnë përshtatshmërie e tyre me rregullativat ligjore dhe gjithashtu për të ndihmuar organizatat e biznesit për të krijuar një dialog konstruktiv dhe institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të rregullores.