Një surprizë e bukur e ka bërë më interesante grumbullimin e Luciano Spalletti-t me Inter-in. sulmuesi i ri, jens Odgaard, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e trajnerit toskan, i cili është magjepsur nga personaliteti i këtij djaloshi 18-vjeçar, që nuk është ndikuar aspak nga fakti që ka punuar me një staf të ri teknik apo që është transferuar në një realitet komplet të ri.
Mëngjarash, shtatlartë, i aftë si sulmues i parë dhe si sulmues krahu. Jens Odgaard është sulmuesi modern, në gjendje të kombinojë me shokët e skuadrës, por edhe praktik para portës. Nuk është një rastësi që drejtuesit e Roma-s dhe Fiorentina-s kanë bërë gjithçka ishte e mundur për t’ia vjedhur zikaltërve. Por Inter ka mbyllur operacionin brenda një kohe të shkurtër, duke mposhtur konkurrencën italiane dhe atë të huaj.
Luciano Spalletti e ka kuptuar menjëherë se kishte përballë një lojtar cilësor, aq sa gjatë ndeshjeve stërvitore nuk kanë munguar komplimentet me zë të lartë. Edhe publiku zikaltër, që ka qenë i ftohtë për shkak të zhgënjimit të sezonit të kaluar, ka reaguar pozitivisht ndaj lojës së sulmuesi danez. Ndërkohë, Inter po mendohet për të ardhmen e këtij lojtari të datëlindjes ’99, i cili mund të bëhet që tani pjesë e skuadrës së parë.