Martin Odegard është shumë i lumtur për debutimin me fanellën e Realit të Madridit dhe thotë se përjetoi emocione të mëdha në sfidën e parë kundër Sociedadit.
“Më vjen keq që nuk arritëm ta fitonim ndeshjen. Për mua ishte shumë speciale të rikthehesha kundër ish-ekipit tim. U ndjeva mirë në aspektin fizik, edhe pse e di që duhet të punoj akoma më shumë. Është bukur të luash me mesfushorë si Kros dhe Modriç, edhe pse fillimi është gjithmonë i vështirë. Ata janë të një niveli të lartë dhe do të më ndihmojnë shumë. Zidan? Ai më ka kërkuar që të ndihmoj skuadrën dhe të jap kontribut në aspektin sulmues, të qëndroj mes linjave, të sulmoj dhe të shënoj gola”, ka thënë sulmuesi norvegjez.