Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard, ka thënë se ish-trajneri Zinedine Zidane i ka bërë më tepër dëm sesa mirë vetëbesimit të tij.
Odegaard 20-vjeçar, që aktualisht është i huazuar te Vitesse në elitën e Holandës, luajti nën drejtimin e Zidanet për skuadrën rezervë të Real Madridit, Castilla, pasi iu bashkua klubit madrilen në vitin 2015.
Dhe ndonëse Zidane u emërua trajner i parë i Realit dhe fitoi më pas tri herë Ligën e Kampionëve, norvegjezi Odegaard pati vështirësi, duke bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën e parë të Realit.
“Të kem Zidanen trajner ishte e bukur, por nuk ishte e mirë për vetëbesimin tim. Unë kam pasur mundësinë t’u bashkohem shumë skuadrave herët në karrierën time, por Real Madridi gjithmonë ishte ëndërr. Është klubi më i madh në botë dhe ishte opsioni më i mirë imi”, ka thënë Odegaard për gazetën norvegjeze “AD”. “Unë kam stërvitur me lojtarët e skuadrës së parë herët dhe luajta nën drejtimin e Zinedine Zidanet për skuadrën e dytë të Realit, Castilla. Ishte me rëndësi për mua të luaja me yj si Sergio Ramos e Cristiano Ronaldo, ishte lëvizje e madhe nga Sromsgodseti”.