Martin Odegaard ka vazhduar me formën e mirë te Vitesse në Holandë. Talenti 20-vjecar, i cili është i huazuar te Vitesse nga Real Madridi, ka shënuar gol shumë të bukur në barazimin 3-3 të skuadrës së tij kundër PSV-së, shkruan Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Odegaard shënoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e 59’, për 2-1, teksa sfida përfundoi 3-3. 20-vjecari, që ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në deri më tani këtë edicion, shpreson që sezonin e ardhshëm ta veshë sërish fanellën e bardhë. Edegaard beson se ka ardhur koha që të luajë rregullisht në ekipin e parë të Real Madridit dhe Zinedine Zidane e njeh shumë mirë atë.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/93/93wr.mp4