Ylli i Real Madridit, Martin Odegaard, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, Pas ndeshjes kundër Real Sociedadit, u konfirmua se norvegjezi është i infektuar dhe kështu u detyrua që i gjithë klubi Real Madridit të testohet, raporton en.as, përcjellë gazeta Koha.mk.
Ai është izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Real Betisit. Rezultatet e testeve të lojtarëve të Real Madridit do ta përcaktojnë edhe formacionin në xhiron e dytë të klubit mbretëror.