Massimo Oddo është zyrtarizuar si trajneri i ri i Udineses, ku ka zëvendësuara Luigi Del Nerin e shkarkuar pas humbjes së djeshme me Cagliarin. Menjëherë kanë ardhur edhe fjalët e para të ish mbrojtësit të kombëtares italiane, që ka treguar ambiciet me klubin e ri.
Oddo ka theksuar se qëndrimi në Serinë A i Udineses, është i padiskutueshëm, ndërsa ka premtuar shumë punë për të çuar sa më lart skuadrën.
“Objektivi primar është të qëndrojmë në Serinë A, por mendoj se kjo është e padiskutueshme. Shoqëria më ka kërkuar që të punoj shumë dhe të çoj emrin e Udineses aty ku i takon. Është një ambient shumë simpatik, ku do të kem mundësinë të heq epitetin e një trajneri që fiton në Serinë B dhe humbet në Serinë A. Keqardhje për Del Nerin, por futbolli kështu funksionon dhe puna jonë lidhet ngushtësisht me rezultatet”, tha trajneri i ri i Udineses.