Shkup, 13 dhjetor – Oda Veterinere e Republikës së Maqedonisë sot edhe zyrtarisht reagoi lidhur me ngjarjen e padëshirueshëm në Shkup, kur një rotfajler sulmoi dhe kafshoi disa njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë.
Oda konsideron se burim i problemit është pronësia e papërgjegjshme dhe e dënon ashpër shpërndarjen e helmeve për helmim të qenve nëpër qytet. Kërkon zgjidhje sistematike dhe inkluzivitet më të madh të mediave, jo vetëm pasi që diçka do të ndodhë, por njoftim në vazhdimësi.
Njëherit apelon deri te pronarët e kafshëve manare, si aktorë kyç edhe për prodhimin dhe për zgjidhjen e problemeve, se pronësia e përgjegjshme e manarëve nuk është çështje e perzgjedhjes personale, por detyrim ligjor.