Shkup, 28 maj – Grupacioni i veprimtarive argëtuese dhe rekreative në kuadër të Odës hotilerike pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë sot do t’i kumtojë kërkesat urgjente të kompanive nga sektori prej të gjitha qyteteve në vend, të cilat tashmë tre muaj janë të mbyllura pas dekretit të miratuar të Qeverisë për parandalimin e Kovid-19.
Informojnë se bëhet fjalë për sipërmarrës, të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla të cilat janë më të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike, ndërsa janë shtyllë e ekonomisë nacionale.
“Masat të do të rekomandohen janë në drejtim të krijimit të mundësive për fillim të shpejtë të sigurtë me punë të kompanive, me qëllim t’u ndihmohet veprimtarisë”, thuhet në kumtesën e Grupacionit për veprimtari argëtuese dhe rekreative në kuadër të Odës hotilerike pranë LOE.