Oda Ekonomike: Secila krizë është mundësi, shteti të krijojë strategji afatgjate ekonomike

17

Shkup, 5 dhjetor – Menjëherë të fillohet me krijimin e strategjisë për zhvillim afatgjat ekonomik, të qëndrueshëm të shtetit, të racionalizohen shpenzimet e buxhetit dhe të ridrejtohen kah mbështetja në shëndetësinë publike, sektorin privat, eksportin dhe shpenzimet infrastruktuore, të vendoset “orë policore”  për punësime në sektorin publik, të intensifikohet procesi i decentralizimit dhe tërësisht të lëshohet populizmi në vendosjen e politikave ekonomike, porosit Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Në broshurën “Për ekonomi më të fuqishme maqedonase pas periudhës së Kovid-19” të publikuar në ueb-faqen e Odës, kompanitë anëtare, por edhe ekspertë, drejtorë të bankave, si dhe anëtarë të ASHAM, japin notën e tyre dhe u përgjigjen pyetjeve se si është situata rrjedhëse në ekonominë tonë, cilat janë rreziqet kyçe për periudhën e tanishme dhe të ardhshme, cilat janë drejtimet më adekuate të veprimit dhe cilat hapa dhe masa duhet të ndërmerren.

Sipas tyre, gjendja në të cilën gjendet ekonomia jonë është e rëndë, por nuk është dramatike siç ekzistonte frikë në fazën fillestare të pandemisë së koronës. Kriza nuk do të përfundojë shpejtë, por do të zgjasë. Nuk do të përfundojë as në momentin e njëjtë me krizën shëndetësore, por do të ketë një periudhë të rimëkëmbjes ekonomike. Për këtë është me rëndësi, masat e shtetit të mos jenë të drejtuara në mënyrë afatshkurtër vetëm drejtë tejkalimit të krizës, por të përmbajnë edhe elemente të prodhimit të efekteve më afatgjate për ruajtjen e aktivitete ekonomik në sektorin privat.

Siç është theksuar, kompanitë kanë problem me pagesën në sektorin publik, ndërsa druhet se së shpejti edhe likuiditeti i tyre do të jetë goditje.

Një nga rreziqet kyçe, i shënuar në Broshurë, ka lidhje me sigurinë në furnizimin me energji dhe me produkte të tjera themelore. Por, biznesi dhe ekspertët parashohin rreziqe edhe në sistemin financiar.

Shtohet edhe se në kushte të KOVID, është rëndë që të ruhet zinxhiri i furnizimit në të cilin janë përfshirë furnizimet, transporti, administrata, sfidat ndërkufitare.

Gjithashtu shënohet edhe rrjedhë e mundshme e padëshirueshme e ngjarjeve.

Në Broshurë janë theksuar edhe drejtimet e veprimit, si dhe hapat e ardhshëm, sipas të cilëve: sektori afarist duhet pa kushtëzime të jetë i përfshirë në sjelljen e vendimeve, prioritet të kenë investimet, eksporti dhe institucionet, të mos bëhen lehtësime në sferën e tatimeve dhe të doganave, të maksimalizohet realizimi i investimeve kapitale me përfshirje maksimale të kompanive vendore, si dhe të mendohet për shtyrjen e pagesës së detyrimeve drejtë bankave.

Një nga rekomandimet është edhe bashkësia e biznesit është që të përforcohen aktivitetet për përgjegjësi shoqërore dhe gjatë kësaj, një pjesë të realizohen në bashkëpunim me shtetin. Të formohet fond për mjete KOVID të cilat do të dhurrohen në shëndetësi, për atë që është më e nevojshme, si furnizim të testeve, por, kjo të organizohet përmes Odës.

Propozohet edhe krijim të fondit për inovacione për kompanitë e mëdha, si dhe përdorim të rritur të partneritet publiko-privat.

Broshura zyrtarisht do të promovohet të hënën, në konferencë për media në Veles, me çka edhe zyrtarisht do të fillojnë aktivitetet e Odës nën moton “Për ekonomi më të fuqishme maqedonase në periudhën pas Kovid-19” të cilat do të zgjasin deri në fund të dhjetorit.