Mungesa e infrastrukturës moderne hekurudhore është pengesa më e madhe për zhvillim të biznesit në rajon sepse Ballkani është i lidhur dobët, ndërsa integrimet nuk janë në nivel të kënaqshëm, u tha sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike. Sipas drejtoreshës operative, Elena Milevska Shtrbevska, përveç lidhshmërisë së pamjaftueshme infrastrukturore, barriera janë edhe kufizimi i tregut, mungesa e përvojës afariste, si dhe rrjetet më të dobëta diploamtike.
Këto dhe çështje të tjera do të hapen në tryezëpn e ardhshme të rrumbullakët “Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësi dhe mungesa”, caktuar për më 17 shkurt, kur shënohen 95 vite të bashkimit të odav në Maqedoni. Tryezën e rrumbuillakët e organizon Oda ekonomike dhe në të do të promovohet Nisma për ndërlidhje të sipërmarrësve nga vendet e vogla.
Planifikimi i përbashkët i infrastrukturës, performansa e përbashkët për tërheqje të investuesve të huaj dhe sigurimi i kushteve për mbrojtje të investimeve ndërkombëtare, përmendi drejtoresha, janë të domosdoshme për avancimin e marrëdhënieve ekonomike në rajon. Nisma për ndërlidhje të sipërmarrësve nga vendet e vogla e Odës ekonomike doli nga takimi i grupit të biznesmenëve nga Maqedonia, Shqipëria, BeH-ja, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, mbajtur në janar të vitit 2015, me propozim të kryetarit të Odës, Branko Azeski. Ideja ishte, informoi drejtoresha, të bisedohet dhe të gjendet mënyrë se si t’u mundësohet bizneseve të jenë më efikase. Konkludimi ishte se nuk ka prioritete qartë të definuara, se parashtrohen qëllime të parealizueshme dhe se duhet të ndryshohet strategjia në drejtim të shkuarjes hap pas hapi, në vend të shkapërderdhjes.