Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon të shtyhet zbatimi i Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, që duhet të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, për shkak të mundësisë që të zbatohen disa ane të tij nga fillimi i vitit të ardhshëm për shkak të miratimit jo me kohë të akteve nënligjore dhe mospasje të kushteve të definuara si do të duket licenca për keyejen e veprimtarisë.
Siç in formoi Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike, kërkesa për shtyrjen e ligjit nga Oda javën e kaluar zyrtarisht është dorëzuar deri te ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, por se ende nuk kanë marrë përgjigje. Shpresojnë se në dy javët e ardhshme do të kenë takim pune me ministrin, në të kundërtën thonë, se zbatimi i ligjit mund të kontribuojë ndaj “një lloji të punës së paligjshme të organizatorëve të tregjeve”.
Theksoi se kërkojnë të zgjerohet mundësia që mund të tregtohet në tregjet e gjelbra dhe të hiqet nga ligji pjesa e cila tregon se nuk mund të marrin me qira tezgë tregtarë individë, si dhe persona të cilët realizojnë të ardhura në bazë të marrëdhënies së punës, pensionit dhe përmes marrëveshjes në vepër. Në këtë mënyrë, potencon, konsiderojnë se do të ulet për 30 për qind numri i personave të cilët marrin me qita tezga dhe qarkullimi i tregjeve të gjelbra. Si kërkesë e dytë e theksojnë kërkesën e legjitimimit për personave qiramarrës të tezgave të mos lidhet me numrin e tezgave, sepse shoqatat e odave nuk kanë të drejtë të caktojnë cili numër i tezgës do t’ia japë organizatori i tregut qiramarrësit. Kërkesa e tretë është që të trija odat qiramarrësve të tezgave të mund të japin licenca për tezga, e jo vetëm si një siç është paraparë me ligj dhe në këtë mënyrë të mundësohet pluralizëm. Kërkesa e katërt e odës është që t’i mundësohet tregtarit që është bartës i licencës të mund ta transferojë legjitimacionin anëtarit të familjes më të ngushtë nëse nga arsye objektive pengohet ta kryejë veprimtarinë, ndërsa kërkesa e pestë të parashikohet mundësia me një legjitimacion të dhënë të mund të merren me qira më shumë tezga në tregun e njëjtë në të njëjtën komunë.
Ajo theksoi se pas serisë së intervenimeve të përbashkëta të institucioneve kompetente ngadalë evitohet trendi i tregtarëve të paligjshëm edhe pse, siç tha, në Veles ende paraqesin problem serioz dhe konkurrencë të madhe jolojale të qiramarrësve në tregje.
Në Maqedoni ka 20 deri në 25 mijë qiramarrës së tezgave në tregjet.