Shkup, 15 janar – Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore apelon deri te anëtarët e saj të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi. Nga Oda thonë se u qëndrojnë në dispozicion kompanive për këshillim profesional dhe ndihmë rreth përpunimit të projekteve dhe procesit të aplikimit.
“Deri tani kemi pasur shembuj të mirë dhe shpresoj se do të kemi interes të madh në të ardhmen. Apeloj deri te kompanitë të drejtohen përmes Odës për qasje më të mirë dhe më të shpejtë deri te këto mjete financiare. Ne jemi këtu t’i këshillojmë dhe t’u ndihmojmë, që të munden në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë të arrijnë deri te mjetet financiare për zhvillim të biznesit të tyre, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore para prezantimit të sotëm të instrumenteve të IPARD Programit.
Nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural potencojnë se e rëndësishme është aplikimet të jenë të mira që të mund të merren para evropiane të cilat na qëndrojnë në dispozicion.
“Për ne është shumë e rëndësishme të marrim aplikime cilësore dhe të mira, me të cilat do të mund t’i shfrytëzojmë mjetet që na qëndrojnë në dispozicion në periudhën e programit 2014-2020, përkatësisht përmes këtyre aplikimeve, ne duam të bëjmë akumulim sa më të madh të mjeteve nga fondet evropiane dhe ato të arrijnë deri te biznesmenët tanë”, deklaroi drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural Nikollçe Babovski, duke shtuar se me atë kompanitë do ta përmirësojnë stabilitetin financiar dhe do të kenë prodhime më konkurrente.
Në dispozicion të kompanive të Maqedonisë nga agro-sektori u qëndrojnë në dispozicion 25 milion euro për shpalljet të cilat janë në rrjedhë për masën 1 dhe masën 3 të cilat kanë të bëjnë me kapacitetet e përpunimit dhe investimet në mjetet materiale për ekonomitë bujqësore.
Afati për masën e kapaciteteve përpunuese është deri më 29 janar, ndërsa afati për masën e investimeve në mjetet materiale për ekonomitë bujqësore është deri më 9 shkurt me mundësi të vazhdohet edhe 15 ditë.
Nga Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural presin të shfrytëzohen të gjitha mjetet.