Shkup, 16 shkurt – Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do ta shënojë 96 vjetorin e veprimit në Maqedoni.
Kjo është njëra ndër asociacionet e biznesit me ndikim në shtet e cila ka mbi 11.00 përfaqësues të firmave – pjesëmarrës të ngjarjeve të odave, mbi 17.000 dokumente të lëshuara, mbi 200 ngjarje të biznesit dhe mbi 90 ngjarje edukative, 86 publikime elektronike dhe 44 konferenca të mbajtura për shtyp në nivel vjetor.
Nga Oda Ekonomike theksojnë se edhe në të ardhmen do të jenë mbështetës kryesor në përpjekjet për rritje të mëtejshme dhe zhvillim të biznesit, me të cilin me sukses do ta presin edhe 100 vjetorin e veprimit të Odës.