Shkup, 11 qershor – Sistemi i të gjitha të ardhurave publike në Maqedoni rreptësisht të rregullohet dhe çdoherë nën mbikëqyrje kyçe nga Ministria e Financave. Nevojitet reformë në rregullativën e përgjithshme ligjore dhe nënligjore që është e lidhur me të dhënat jotatimore dhe parafiskale dhe të mos mund të vendoset asnjë e dhënë tjetër shtesë pa pajtim nga Ministria e Financave apo mendim nëse bëhet fjalë për vendime të Qeverisë.
Këto janë një pjesë e rekomandimeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe anëtaret e saj të përgatitura në bazë të hulumtimit të zbatuar me temë “Të dhënat jotatimore dhe parafiskale si ngarkesë të subjekteve juridike në Republikën e Maqedonisë” që e prezantoi sot në konferencë për shtyp drejtoresha operative e Odës Aneta Trajkovska.
Rezultatet nga hulumtimi dërgojnë në mungesë së transparencës në procesin e vendosjes së të dhënave të caktuara dhe ndryshimeve të tyre.
Sip tha Trajkovska, një ndër konstatimet kyçe është rritja e numrit të të dhënave jotatimore dhe parafiskale në vitet e fundit në Maqedoni, ndërsa shkaqet për gjendjen e këtillë janë të shumta, por në thelb reduktohen në nevojën e institucioneve publike që të sigurojnë mjete, por duke llogaritur për ndikimin e tyre negativ mbi konkurrencën dhe klimën afariste.
Ajo theksoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe kompanitë anëtare janë të gatshme të kyçen në procesin e reformave të sistemit të të ardhurave publike dhe të japin kontribut aktiv në të gjitha aktivitetet.
Kufizimet dhe klasifikimin propozojnë t’i zbatojë Ministria e Financave në afat sa më të shkurtër që së bashku me Odat, bankat afariste, BPRM-së dhe përfaqësues nga sektori real duhet të fillojë procedura për vendosjen e Regjistrit të të dhënave jotatimore të cilat ekzistojnë në Maqedoni.