Shkup, 28 mars – Pronarët e manarëve shtëpiak duhet të marin leje të veçantë me të cilat do të mund t’i nxjerrin jashtë qentë edhe gjatë orës policore, veçanërisht gjatë uikendeve, kur ndalesa për lëvizje fillon nga ora 16:00, rekomandon Oda e veterinarëve.
Megjithatë thekson se është shumë e rëndësishme të definohen kufizimet e rrepta dhe në atë drejtim propozon: lëvizja e pronarëve të manarëve të jetë nga ora 19:30-21:00, të zgjasë maksimum 20 minuta dhe të jetë në largësi prej 200 metra nga ndërtesa ku jeton.
Këto rekomandime speciale Oda e veterinarëve i dorëzoi te Qeveria.
Siç thotë për MIA-n kryetari i Odës së veterinarëve, Tomisllav Nikollovski, qentë duhet t’i kryejnë nevojat e tyre fiziologjike, ndërsa çdo ndërrim i shprehisë së tyre të fituar, shkakton shqetësim plotësues.
Ai thekson edhe se nëse pronarët janë në vetizolim sepse janë të sëmurë nga KOVID-19 duhet të gjejnë ndonjë person tjetër që do të kujdeset për manarët shtëpiak.
Deri te Oda e veterinarëve këto ditë arritën kërkesa edhe nga shoqatat për mbrojtje të kafshëve në lidhje me problemin aktual të pronarëve të manarëve të cilët ruhen nëpër ndërtesa. (koha.mk)