Oda e Tregtarëve të Selanikut negativisht është përgjigjur në ftesën që të jenë pjesë e delegacionit të biznesit që do ta shoqërojë kryeministrin grek Aleksis Cipras gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Oda, vendimin, për të mos marrë pjesë në delegacionin e marrë në takimin e komitetit ekzekutiv, ndërsa kryetari Mihalis Zorlidis e ndërlidh me çështjen e emrit.
“I përgjigjem „Enterprise Greece“ që e koordinon delegacionin, se Oda e Tregtarëve të Selanikit ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet që ndërlidhet me vendin fqinj, derisa përdor atë që nuk i takon. Pyetja ishte temë e takimit të fundit të komitetit ekzekutiv, anëtarët e të cilit unanimisht kanë vendosur se oda e bën këtë në shenjë të protestës dhe reagimit ndaj politikës që nuk e shpreh popullin rek”, thotë kryetari i Odës Mihalis Zorpidis dhe shton se nuk kanë të bëjnë me aktivitetet sepse për ta “emri i Maqedonisë, i cili është vetëm grek, është e shenjtë”, dhe thotë se edhe thotë se do ta mbrojnë në çdo mënyrë.
Në të njëjtën kohë me ftesën e refuzuar nga Oda, kryeministri grek Aleksis Cipras, sot është në Selanik ku do të marrë pjesë në debatin me biznesmenë nga Greqia e Veriut me temë “Perspektivat zhvillimore të bizneseve nga Greqia e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës”.(koha.mk)