Shkup, 12 nëntor – Oda e noterëve të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, me qëllim të rregullimit të bashkëpunimit ndërinstitucional të kaluar dhe të ardhshëm, i cili do të kontribuojë në mbështetjen e organizuar të ndërsjellë në përmbushjen e kompetencave të palëve, e cila mbi të gjitha është në interes dhe në shërbim të qytetarëve dhe realizimin më të lehtë dhe më efikas të të drejtave dhe interesave të tyre, njofton KOHA.
Memorandumin dje e kanë nënshkruar drejtorët i Agjencisë të Kadastrave të Patundshmërive Boris Tunxhev dhe kryetari i Odës së Noterëve Vasil Kuzmanovski.
Memorandumi për bashkëpunim, siç informojnë nga Oda e Noterëve, është lidhur në pajtim me kompetencat e konfirmuara në Ligjin për kadastër të patundshmërive dhe Ligjin për noteri, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional i cili do të kontribuojë në mbështetjen e ndërsjellë të organizuar dhe definuar në përmbushjen e kompetencave të dy palëve, përmes këmbimit të njohurive, përvojave, mbështetjes së ndërsjellë teknike, mbajtjen e takimeve të rregullta të punës dhe trajnimeve.
Nga Oda e Noterëve thonë se Memorandum i bazuar në parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit, transparencës, efikasitetit dhe orientimit të shërbimit rregullon aspekte mjaft pozitive në drejtim të përmirësimit të profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së palëve.
Republika e Maqedonisë, siç shtohet, në lidhje me bashkëpunimin mes noterëve dhe Agjencisë për Kadastër nuk kryeson vetëm në rajon por edhe në mbarë Evropën. (koha.mk)