Oda e Mjekëve e dënoi incidentin në KARMI

Shkup, 8 nëntor 2018– Oda e Mjekëve të Maqedonisë e dënoi incidentin në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në të cilin në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar fizikisht dhe verbalisht një person mjekësor i cili punon në këtë institucion në të cilin mjekohen pacientët me sëmundje të rënda.
“Oda ndan dhimbjen me të afërmit e pacientit i cili ka ndërruar jetë, por edhe në këtë rast deklaron qartë se e dënon çfarëdo dhune ndaj personelit mjekësor i cili çdo ditë lufton për jetën e pacientëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për pacientë të cilët janë në gjendje serioze dhe në rrezik për jetën. Oda tregon se dhuna në shëndetësi, për fat të keq, është dukuri shumë më e shpeshtë se që flitet për të edhe krahas asaj që çdo incident i veçantë nuk është vetëm tragjedi personale por edhe traumë, por e rrëzon edhe integritetin dhe dinjitetin e mjekut, punëtorit shëndetësor dhe sistemit shëndetësor në tërësi”, qëndron në kumtesën e Odës së Mjekëve.
Për këto arsye, siç thekson, Oda e Mjekëve si nënshkruese e Deklaratës për “Ndal dhunës në shëndetësi” anëtareve të ZEVA, Asociacion në të cilin janë bashkuar 17 oda prej vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e mbështet paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejtë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të sigurohet ndihmë dhe mbrojtje prej policisë.
Nga Oda e Mjekëve theksojnë se Deklaratën – Ndal dhunës ndaj mjekëve, atyre të stomatologjisë, farmacistëve, infermiereve, teknikëve, obstetristëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë në nivel kombëtar e nënshkruan Oda e Mjekëve të Maqedonisë, Oda Stomatologjike dhe Farmaceutike si edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryetarja e Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe obsteristeve të Republikës së Maqedonisë.
Angazhimi i Odës së Mjekëve është për veprim të qartë dhe transparent në të cilin nuk ka kurrfarë tolerance për dhunë të drejtuar kundër personave të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore, ndërsa kjo, sipas nënshkruesve të Deklaratës, duhet të vihet në të gjitha nivelet në sektorin e mbrojtjes shëndetësore dhe të mbështetet publikisht, qëndron në kumtesë

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com