Në këto ditë të nxehta qershori, në SHBA po zhvillohet Gold Cup, ku janë mësuar dy gjysmëfinalistet e para: Haiti dhe Meksika do të përballen për një vend në finale.
Në Houston Haiti shkroi historinë duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, për herë të parë që nga viti 1973 kur e fituan këtë kompeticion. Ishullorët arritën të fitojnë me rezultatin 3-2 ndaj Kanadasë.
Pjesa e parë u mbyll me dy gola të skuadrës kanadeze, që dominoi edhe lojën. Ndërsa në pjesën e dytë Haiti mori komandën dhe arriti të shënojë tre herë me radhë, duke përmbysur shifrat në minutën 76’.
Ndërkohë në Arizona Meksika arriti të kualifikohet përballë Kosta Rikës, vetëm pasi ekzekutuan penalltitë dhe heroi i mbrëmjes padyshim ishte portieri Ochoa.
¡La alegría de un país entero 🇲🇽! Así se vivió el instante en el que México clasificó a semifinales#GoldCup2019 #EstoEsNuestro #TuCopaOro @miseleccionmx pic.twitter.com/Xl0TyLiVlT
— Gold Cup (@GoldCup) June 30, 2019
Koha e rregull u mbyll në barazim 1-1. Jimenez shënoi në pjesën e parë për Meksikën, ndërsa në të dytën Ruiz barazoi shifrat. Pas 120 minutave lojë skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Ochoa arriti të presë dy penallti të Kosta Rikanëve dhe kualifikoi Meksikën për në gjysmëfinale.