Gjenevë, 13 tetor – Bashkimi Evropian ka të drejtë të vendos tarifa ndëshkuese në vlerë prej katër miliardë dollarë në vit në importin e mallrave amerikane, si hakmarrje për subvecnione jo korrekte të Qeverisë amerikane për prodhimin e aeroplanëve, vendosi Organizata Botërore Tregtare (OBT), njofton DPA.
Kjo shumë është larg nën 8.58 miliardë dollarë që BE-ja i kërkoi si ndëshkim për mbështetje që SHBA-ja ia jep prodhuesit të aeroplanëve “Boing”.
Organizata Botërore Tregtare vitin e kaluar ka dhënë një aktvendim të ngjashëm, por atëherë në dobi të SHBA-së, duke i lejuar SHBA-së të vendos dogana në vlerë prej 7,5 miliardë dollarë mallrave evropiane, si dënim për BE-në për shkak të subvencionimit të rivalit të “Boing”-ut, prodhuesit evropiane “Erbas”, shtoi DPA.