Gjenevë, 8 mars – Disa vende duhej të kishin dëgjuar më me kujdes kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli krizë shëndetësore globale në janar të vitit 2020, deklaroi sot Majk Rajan, ekspert kryesor i OBSH-së për situata të jashtëzakonshme.
I pyetur nëse organizata duhej ta kishte përdorur termin “pandemi” më herët, Rajan tha: “Ndoshta duhet të kishim bërtitur më fort, ndërsa ndoshta disa njerëz kanë nevojë për aparate dëgjimi.
Më 30 janar, OBSH shpalli situatë të jashtëzakonshme në shëndetin publik me rëndësi ndërkombëtare, e cila është “niveli më i lartë i gatishmërisë” ndërsa më 11 mars, për herë të parë e përshkroi koronavirusin si “pandemi”.