Gjenevë, 11 shkurt – Koronavirusi, prej të cilit deri më tani jetën e humbën mbi 1.000 persona në Kinë, tani ka emër zyrtar, COVID-19, në vend të emrit të deritanishëm e të përkohshëm 2019-nCoV. Emërimin e konfirmoi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore Të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrehesus.
“Duhej të gjenim emër që nuk ka të bëjë me lokacionin gjeografik, kafshë, individ apo një grup njerëzish dhe që në mënyrë eksplicite lidhen me sëmundjen”, deklaroi Gebrejesus.
Sipas tij qëllimi është të pengohet përdorimi i emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta.
“Na jep formatin standard të përdorimit të cilësdo epidemi të ardhshme të koronavirusit”, sqaroi drejtori ekzekutiv. Ai paralajmëroi se vaksina e parë kundër koronavirusit do të jetë gati për 18 muaj.
“Vaksina e parë COVID-19 mund të jetë gati për 18 muaj, kështu që do të duhet të shfrytëzojmë gjithçka është në dispozicion sot për luftën kundër këtij virusi”, theksoi ai. Gebrejesus sqaroi se koronavirusi më lehtë transmetohet nga njeriu tek njeriu, por nuk është aq i rëndë sa SARS-i. Ai i bëri thirrje botës t’i bashkojë fuqitë kundër koronavirusit që t’i shmangë sa më shumë raste dhe shumë më shumë humbje.
Deri më tani janë 42.708 raste të konfirmuara të infektuara me COVID-19 në Kinë dhe 1.017. Jashtë këtij shteti janë 393 të infektuar në 24 shtete dhe një i vdekur nga ky virus.(koha.mk)