Gjenevë, 26 janar – Një panel ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot rekomandoi vaksina kundër Kovid-19 nga prodhuesi amerikan Moderna të jepet në dy doza në interval prej 28 ditësh, që në rrethana të jashtëzakonshme mund të prolongohet në 42 ditë.
Grupi këshillëdhënës i ekspertëve për imunizim i OBSH-së, i njohur si SAGE, këshilloi në një sërë rekomandimesh të dhëna pas shqyrtimit të të dhënave se vaksinës së Modernës nuk duhet t’u jepet grave shtatzëna, përveç nëse janë punonjëse shëndetësore ose janë të ekspozuara në rrezik të lartë ndaj infeksionit.
Bashkimi Evropian e miratoi vaksinën kundër koronavirusit të Modernas më 6 janar 2021 dhe është vaksina e dytë që përdoret në BE, pas asaj të Fajzerit.