Gjenevë, 25 mars – Vendet të cilat vendosën nën bllokadë popullatën e vet për ta parandaluar përhapjen e virusit, atë kohë duhet ta shfrytëzojnë për ta “sulmuar virusin”, porositi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëdnetësisë, Tedros Adhan Gebrejesus.
“Edhe në të kaluarën tejkaluam shumë pandemi dhe kriza. Do ta tejkalojmë edhe këtë”, tha Tedros në brifing me mediumet, ceket në faqen e OBSH-së.
Ai theksoi se me kërkesat njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe me ndalesën e lëvizjes po blehet kohë dhe po pakësohet presioni ndaj sistemeve shëndetësore, por theksoi se “vetvetiu këto masa nuk do ta shuajnë epideminë”.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që këtë kohë ta shfrytëzojnë për ta sulmuar virusin”, tha Tedros.
Në atë kontekst ai tregoi për gjashtë aksione kyçe që OBSH i rekomandon që vendet t’i ndërmarrin. Së pari, të trajnojnë, sistemojnë dhe ta rrisin numrin e punonjësve shëndetësorë, dhe të zbatojnë sistem për zbulim të çdo rasti të dyshimtë. Gjithashtu, ai theksoi se nevojitet të rritet prodhimtaria, kapaciteti dhe mundësia për testim dhe të identifikohen, adaptohen dhe pajisen institucionet që do të shfrytëzojnë mjekim dhe izolim të pacientëve. Si aksion të pestë ai theksoi se shtetet duhet të zhvillojnë plan dhe proces të qartë për vendosjen në karantinë të atyre të cilët kanë qenë në kontakt, ndërsa nën gjashtë, se e tërë vëmendja qeveritare duhet të kahëzohet drejt asgjësimit dhe vënien nën kontroll të Kovid-19.
“Këto masa janë mënyra më e mirë për t’u asgjësuar dhe ndaluar bartja dhe të mos vijë deri te jetësimi i sërishëm i virusit, kur sanksionet do të hiqen. Gjëja e fundit që i nevojitet cilit do vend, është hapja e shkollave dhe kompanive, vetëm që të detyrohet sërish t’i mbyllë për shkak të jetësimit të virusit”, theksoi Tedros.