Gjenevë, 13 janar – Viti i dytë nga pandemia e Kovid-19 mund të jetë më i vështirë nga viti paraprak, duke pasur shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit, veçanërisht në hemisferën veriore ku qarkullon një lloj i ri i infektimit, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Hymë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë kur do të shohim sa shpejt përhapet kovidi”, tha përfaqësuesi i OBSH-së, Majk Rajan.
OBSH, në raportin më të ri, thekson se javën e kaluar janë regjistruar rreth pesë milionë raste të reja së koronavirusit.
“Pas festave, në disa vende gjendja do të jetë më e keqe sesa do të përmirësohet”, tha Marija van Kerhove, drejtor teknik i OBSH-së për Kovid-19.