Gjenevë, 8 prill – Organizata botërore e shëndetësisë sot u bëri thirrje SHBA-së dhe Kinës t’i bashkojnë forcat e veta në luftën me pandeminë nga koronavirusi, duke kumtuar se do të ketë “shumë më tepër viktima pa unitet ndërkombëtar”.
“SHBA-ja dhe Kina duhet të bashkohen dhe së bashku të luftojnë me këtë armik të rrezikshëm”, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në video brifingun në Gjenevë.
Komenti i shefit të OBSH-së vjen pas kritikës së presidentit amerikan, Donal Tramp se ky trup më i lartë i KB-së “e ka huqur punën” dhe është shumë “i orientuar drejt Kinës”.
“Ju lutem mos e politizoni këtë virus”, deklaroi drejtori i OBSH-së.
“Karantina, politizimi i Kovid-19 … nuk duhet të humbim kohë me tregimin e gishtit”, deklaroi ai dhe shtoi se kjo është sikur të luash me zjarr … Duhet të përmbahemi”, tha Tedros.
Njeriu i parë i OBSH-së e falënderoi SHBA-në për “bujarinë” e saj në financimin e nismave globale shëndetësore, siç është lufta kundër pandemisë së Kovid-19.
“Do të doja ta shfrytëzoj mundësinë dhe ta falënderoj SHBA-në për bujarinë e treguar deri më tani”, deklaroi Tedros Adanom Gebrejesus para gazetarëve, duke shtuar se beson se SHBA-ja “do të vazhdojë ta ofrojë pjesën e vet”, edhe përkundër kërcënimit të presidentit amerikan Donald Tramp se do ta ndalojë financimin e organizatës.(koha.mk)