Numri i rasteve të vdekjeve nga tuberkulozi ka filluar të rritet, për herë të parë në dhjetë viteve, më shumë pasi pandemia e Kovid -19 e ka prishur qasjen në shërbimet shëndetësore, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ky është një lajm alarmant që duhet të shërbejë si një sinjal për botën për nevojën urgjente për investime dhe inovacion për të mbushur boshllëqet në diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin e miliona njerëzve të prekur nga kjo sëmundje, e cila është e vjetër, por që mund të shmanget dhe shërohet”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në kumtesë.
Arsyeja kryesore është se më pak njerëz po testohen dhe trajtohen sepse burimet po devijohen për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha OBSH në raportin e saj vjetor të tuberkulozit të publikuar sot, i cili mbulon vitin 2020. Kjo është larg përmirësimit sepse gjithnjë e më shumë njerëz nuk e dinë se kanë sëmundjen, e cila është e shërueshme.
OBSH vlerëson se rreth 4.1 milion njerëz kanë tuberkuloz, por që nuk është diagnostikuar apo konfirmuar zyrtarisht, që është një kërcim i rëndësishëm krahasuar me 2.9 milion në vitin 2019.
Sipas raportit, 214,000 njerëz vdiqën nga tuberkulozi në individët seropozitiv vitin e kaluar (krahasuar me 209,000 në 2019), dhe 1.3 milionë vdiqën nga tuberkulozi ndër të tjera (krahasuar me 1.2 milionë në 2019). Kjo është një total prej rreth 1.5 milion vdekjesh, gjë që e kthen botën në vitin 2017, theksoi OBSH-ja.
Pandemia e Kovid-19 ka përmbysur vitet e përparimit global në luftën kundër tuberkulozit, një sëmundje e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit që prek më së shpeshti mushkëritë.
Për shembull, numri I njerëzve të diagnostifikuar me tuberkuloz është ulur në 5,8 milionë në vitin 2020, në krahasim me 7,1 milionë në vitin 2019.