Gjenevë, 7 prill – Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime për vendet dhe rajonet për lehtësim të masave për shkak të ngadalësimit të përhapjes së pandemisë nga koronavirusi.
“Por, prej tyre kërkojmë të mos i heqin menjëherë”, deklaroi sot zëdhënësi i OBSH-së, Kristijan Lindmaer, transmeton Zëri i Amerikës.
“Një nga udhëzimet më të rëndësishme është të mos tërhiqemi nga masat shumë herët që të mos lejojmë sërish të na rritet numri i të sëmurëve”, tha Lindmaer në brifingun virtual me gazetarët në Gjenevë. (koha.mk)