Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejusi bisedoi me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrovin për gjendjen në Ukrainë dhe rolin e Rusisë në çështjet shëndetësore globale.
Në këtë rast, ai i bëri thirrje Rusisë të sigurojë qasje në vendet në Ukrainë të cilat i kontrollojnë apo i mbajnë nën rrethim ushtarët e saj, me qëllim që të mundësohet sigurim i mbrojtjes shëndetësore të njerëzve të cilët kanë nevojë.
“Kërkova qasje të sigurt në Mariupol, Herson, Zaporizhje dhe zona tl tjera të rrethuara me qëllim që të sigurohet mbrojtje shëndetësore, civilët duhet të mbrohen”, publikoi Gebrejusi në profilin e tij në Tuiter.