OBSH: Rritja e numrit të të infektuarve pas lehtësimit të masave, nuk ka përfunduar asgjë

30

Gjenevë, 5 qershor – Në disa vende është vërejtur rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus pas lehtësimit të masave, që tregon se pandemia nuk ka përfunduar, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Jemi duke parë rritje të numrit të rasteve në mbarë botën, jo vetëm në Evropë. Kur lehtësohen masat për mbyllje, zbutet edhe distancimi social, njerëzit mendojnë se gjithçka ka përfunduar”, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris në brifingun në Gjenevë.

Ajo paralajmëroi se asgjë nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë derisa virusi nuk çrrënjoste kudo në botë.

Haris shtoi se protestuesit në SHBA gjithashtu duhet të ndërmarrin masa kujdesi.

Comments are closed.