Gjenevë, 27 janar – Thuajse 96.000 persona vdiqën nga koronavirusi në botë për një javë. Ky është rekord për periudhë prej shtatë ditësh nga fillimi i pandemisë, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Rastet e vdekjes nga koronavirusi në periudhë midis 18 dhe 24 janar janë për një për qind më shumë se javën e kaluar.
Nga ana tjetër, numri i personave të regjistruar të rinj me kovid në shtatë ditë është më i vogël se 15 për qind/ Nga 18 deri më 24 janar, janë konfirmuar rreth 4.105.000 raste të reja të koromavirusit.
Sipas OBSH-së, mbi 98,28 milionë persona në botë janë infektuar nga fillimi i pandemisë ndërsa mbi 2,11 milionë prej tyre kanë vdekur.