Gjenevë, 30 nëntor – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot u rekomandoi të gjitha vendeve me kujdes të qasen drejtë planeve për sezonin e ardhshëm të pushimeve dimërore me qëllim që të parandalohen rreziqet e hapura të koronavorusit për shkak mbledhjes të njerëzve në hapësirat e vogla në qendrat dimërorë për ski.
OBSH u shmang të jap rekomandime specifike qeverive të cilët ende nuk kanë dhënë vendim nëse do të lejojnë turizëm dimëror këtë sezon.
“Apelojmë deri te të gjitha vendet, me shumë kujdes t’i vlerësojnë rreziqet nga tubimet masive në qendrat dimërore për ski”, deklaroi eksperti për gjendje të jashtëzakonshme në OBSH, Majk Rajan.