Gjenevë, 13 janar – Numri i infeksioneve nga koronavirusi në botë u rrit javën e kaluar për pothuajse pesë milionë, që është numër rekord për një javë që nga fillimi i pandemisë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Siç u tha, nga 4 deri më 10 janar, në botë janë regjistruan 4.953.758 raste të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë kanë vdekur 85.436 persona.
Rekordi i mëparshëm shtatëditor u vendos nga 14 deri më 20 dhjetor, kur numri i të infektuarve të rinj ishte 4.612.790.
Javën e kaluar, në Amerikën Veriore dhe Jugore është konfirmuar numri më i madh i rasteve të infeksioneve të reja, 2.5 milionë, ndërsa kanë vdekur 38.000 pacientë. Evropa ka regjistruar 1.8 milionë raste të reja me Kovid-19 dhe 36.000 vdekje.