OBSH po e shqyrton raportin për rekomandimet e reja për mbrojtje nga Kovid-19

32

Gjenevë, 7 korrik – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shqyrton raportin e rreth 300 shkencëtarëve, të cilët kërkojnë rekomandime të reja për mbrojtje kundër koronavirusit të ri.

Në një letër të hapur, 239 shkencëtarë nga 32 vende siguruan prova që koronavirusi i ri mund të kalon distancë të gjatë, ndërsa grimcat e vogla mbesin në ajër, për këtë arsye kërkojnë rekomandime të reja nga OBSH-ja.

Letra e shkencëtarëve u publikua dje në revistën “Sëmundjet klinike infektive”.

“Ne e dimë për hulumtimin dhe po e rishikojmë atë me ekspertë” deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevik.

Por, akoma nuk dihet se sa është frekuenca e përhapjes së Kovid-19 me aerosole më të vogla krahasohet me pikat më të mëdha. Një ndryshim në vlerësimin e OBSH-së për rrezikun e transmetimit të virusit do të ndikojë në rekomandimin për një distancë prej të paktën një metër. Qeveritë që i zbatojnë rekomandimet e OBSH-së gjithashtu do të duhet t’i ndryshojnë masat e mbrojtjes, por vetëm pasi ekspertët e OBSH-së t’i konfirmojnë provat që virusi transmetohet përmes aerosoleve.

Comments are closed.