Organizata Botërore e Shëndetësisë pret për disa ditë të ketë më shumë informacione për atë se sa është infektues lloji i ri i koronavirusit omikron, deklaroi sot drejtoresha teknike e OBSH-së, Marija van Kerhove.
Në kumtesën e OBSH-së thuhet se organizata do t’i ketë të dhënat për omikronin shumë më shpejtë se që është paraparë, pasi në selinë në Gjenevë paraprakisht ishte kumtuar se do të jenë të nevojshme javë që të merren të dhënat e nevojshme, transmetojnë mediat britanike.
Disa nga pyetjet kryesore janë nëse ky mutacion lidhet dhe nëse e shmang mbrojtjen e vazhdueshme të vaksinave dhe se duhet të pritet për përgjigjet, shtohet në kumtesën e OBSH-së.
Van Kerhove deklaroi se një skenar i mundshëm është lloji i ri të jetë më infektues se lloji dominues delta, por shtoi se akoma nuk është e ditur nëse omikron shkakton formë më të rëndë të Kovid-19.
Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumja Svaminatan, tha se ata besojnë se vaksinat ekzistuese antikovid veprojnë kundër llojit të ri.
Ajo theksoi se në rrezik më të madh janë personat mbi 45 vjeç të cilët kanë komorbiditete.