Organizata Botërore e Shëndetësisë shpresoi se faza kryesore e pandemisë së Kovid-19 është nga fundi, por kjo nuk ndodhi, deklaroi sot shefi i organizatës, Tedros Adanom Gebrejesus. “Nuk mund të themi me të vërtetë se faza e jashtëzakonshme e kësaj pandemie tani është pas nesh. Shpresonim për këtë, por deri më tani nuk ndodhi. Akoma ka kushte të cilat kontribuojnë për paraqitjen e varianteve të reja”, tha Tedros në konferencën për shtyp.
Tedros paraprakisht deklaroi se shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në botë është zvogëluar për thuajse 90 për qind nga shkurti i këtij viti dhe se fundi i pandemisë është afër. “OBSH vlerëson se të paktën 90 për qind e popullatës në botë për momentin ka nivel të caktuar të imunitetit të SARS – KoV-2 për shkak të një infeksioni paraprak ose vaksinimi”, tha ai.