Bruksel, 18 shtator – Rastet e reja javore me koronavirus në Evropë e ka tejkaluar numrin e të infektuarve nga piku që nga marsi, bëri të ditur organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge theksoi se vetëm javën e kaluar janë regjistruar 300.000 të infektuar të rinj në kontinentin e vjetër.
“Para nesh është një gjendje shumë serioze”, tha ai.
Disa vende evropiane, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, me muaj shënojnë nivel më të ulët të numrit të infektimeve ditore.
Kapaciteti për testim është rritur në të gjithë Evropën që nga fillimi i pandemisë.
Kluge tha se të dhënat e reja tregojnë edhe “shkallë alarmante të përhapjes së shpejtë të virusit në mbarë rajonin…Numri i personave të shtrirë në spital dhe rasteve të vdekjeve rritet për herë të parë”, shtoi ai.
Sipas OBSH-së, nga fillimi i pandemisë ka pesë milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 228 000 raste të vdekjeve në mbarë Evropën.
Kluge paralajmëroi se masat e vendosura për bllokim në pranverë dhe në vetën e hershme dhanë rezultate të qarta.
Ai theksoi se njohuria për mënyrat më të mira për kontroll të virusit është përmirësuar nga fillimi i pandemisë në Evropë.
Paraprakisht këtë javë, Kluge paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për rritjen e numrit të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi i ri në tetor dhe nëntor.
Ndërkohë, Franca ka regjistruar 10.593 raste të të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit, që është numër më i madh ditor nga fillimi i pandemisë.
Vendet e tjera i theksuan kërcimet e tyre këtë javë:
Pas Spanja ka regjistruar 239 raste të vdekjeve nga koronavirusi për një ditë këtë javë, ishte zbuluar se një pjesë e madhe e infektimeve të reja janë në Madrid, ku autoritetet planifikojnë të paralajmërojnë masa të reja për kufizim.
Për herë të parë Çekia raportoi më shumë se 3.000 raste ditore.
Rastet gjithashtu mbërritën nivel më të lartë të ri në Holandë, ndërsa së shpejti pritet që Qeveria të shpallë masa të reja më të ashpra kundër koronavirusit.