OBSH: Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri mund të arrijë në dy milionë para vaksinimit masiv

19

Gjenevë, 25 shtator – Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri mund të arrijë në dy milionë para se vaksina e suksesshme të fillojë me përdorim të gjerë. Këtë e deklaroi sot një përfaqësues i lartë i Organizatës botërore të shëndetësisë.

“Numri i rasteve të vdekjes për të cilat flisni (dy milionë njerëz) nuk është vetëm i mundshëm, por për fat të keq është mjaft i sigurt”, tha Majk Rajan, shef i programit për raste urgjente, në brifingun e sotëm të OBSH-së.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri tashmë po i afrohet një milionëshit (990,095).

Comments are closed.