Romë, 8 prill – Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Ad’hanom Gebrejesus përkujton se nesër bëhen 100 ditë nga paraqitja e koronavirusit, më saktë nga dita kur autoritetet kineze e njoftuan OBSH-në se kanë identifikuar shpërthimin e pneumonisë misterioze në qytetin Vuhan.
“Pothuajse 100 ditë kaluan prejse OBSH është informuar për atë”, shkruajti Gebrejesus në Tuiter.
Ai theksoi se prej atëherë kanë filluar hulumtimet me shpejtësi të madhe në drejtim të zhvillimit të testeve dhe krijimit të kushteve për gjetjen e vaksinës. (koha.mk)