Gjenevë, 29 janar – Komisioni i Emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nesër përsëri do të mblidhet, për herë të tretë këtë javë, për të vlerësuar se a paraqet gjendje të jashtëzakonshme në nivel ndërkombëtar virusi i ri që po përhapet nga Kina, transmeton gazeta KOHA.
“Bordi do ta këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm nëse epidemia paraqet gjendje të jashtëzakonshme në nivel ndërkombëtar dhe cilat rekomandime duhet të zbatohen”, thuhet në kumtesën e OBSH-së.
Kumtesa është publikuar para pres konferencës së ekspertit të OBSH-së, Majk Rajan, i cili u kthye nga Kina.
Komisioni, i cili është i përbërë nga 16 ekspertë të pavarur, javën e kaluar dy herë nuk ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në nivel ndërkombëtar.(koha.mk)