Nju Jork, 20 janar– Varianti i koronavirusit, që për herë të parë është zbuluar në Britaninë e Madhe, është zbuluar në të paktën 60 vende, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke theksuar se kjo është 10 vende më shumë se një javë më parë.
Mutacioni i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, për të cilin besohet se si ai në Britaninë e Madhe është më infektues së të tjerët, tani është raportuar në 23 vende dhe territore, publikoi OSBH në azhurnim javor të të dhënave.
Shtohet se numri i rasteve të reja të vdekjes është rritur në nivel rekord prej 93.000 në krahasim me shtatë ditët paraprake, me 4,7 milionë raste të reja të raportuara në të njëjtën periudhë.