Më shumë se një milion njerëz çdo ditë në mbarë botën preken me një infeksion seksualisht të transmetueshëm, me normat e klamidisë, gonorre, trichomoniasis dhe sifilizi më shqetësuese, pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shumica dërrmuese e infeksioneve janë lehtësisht të parandalueshme dhe shëruese, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Por disa sëmundje – në veçanti gonorreja – po zhvillohen në forma super të shpejta dhe që janë gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar me antibiotikë, tha OBSH në një raport.
“Infeksionet e transmetuara seksualisht janë kudo”.
”Ato janë shumë më të zakonshme se sa mendojmë”, u tha gazetarëve Teodora Wi, një zyrtar mjekësor në departamentin e OBSH-sw për shëndetin riprodhues dhe hulumtim ndërsa të dhënat u liruan së fundi.