Më e keqja e pandemisë Covid-19 “akoma nuk ka mbërrirë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Drejtori i OBSH-së Dr Tedros Ghebreyesus pretendoi se përhapja e virusit në të vërtetë vetëm sa po përshpejtohej, shkruajnë mediet britanike.
Ai tha se vendet si Koreja e Jugut, Kina, Gjermania, Singapori dhe Japonia kishin vërtetuar se ekziston një plan për ta mposhtur sëmundjen.
Në krye të skemave të gjurmimit të kontaktit, këto kombe gjithashtu kanë deleguar përgjegjësi për testimin te ekipet lokale të shëndetit publik dhe u kanë dhënë udhëheqësve rajonalë fuqinë për të zbatuar izolimet rajonale.
Megjithëse shumë vende kanë bërë përparim, globalisht përhapja e virusit po përshpejtohet”, potencoi shefi i organizatës.