OBSH: Marrëveshjet e vendeve të pasura e rrezikojnë mekanizmin Kovaks

20

Gjenevë, 26 shkurt – Vendet të cilat tentojnë të furnizohen me doza të vaksinës nënshkruajnë marrëveshje me kompani për medikamente të cilat e rrezikojnë furnizimin e programit global Kovaks për të varfrit dhe vendet me të ardhura mesatare, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë.

“Vendet akoma bëjnë marrëveshje që do ta rrezikojnë furnizimin e mekanizmit Kovaks, pa dyshim”, tha këshilltari I lartë I OBSH-së, Brus Ajlvard në brifing.

OBSH, një nga kryesueset e programit Kovaks për sigurim të vaksinave për vendet e varfra, gjatë kohë u bën thirrje vendeve të pasura të sigurojnë distribuim të drejtë të vaksinave.

“Shënuam përparim të madh. Por, ai përparim është I brishtë. Duhet ta përshpejtojmë dërgesën dhe distribuimnin e vaksinave kundër Kovid-19 dhe nuk mund ta bëjmë atë nëse disa vende vazhdojnë t’u drejtohen prodhuesve të cilët prodhojnë vaksina në të cilat llogaritë Kovaksi”, tha drejtori I përgjithshëm I OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të heqin dorë nga rregullat për pronësi intelektuale në mënyrë që t’u lejohet vendeve të tjera të krijojnë sa më shpejtë vaksina.