Gjenevë, 27 korrik – OBSH-ja u rekomandon qeverive të ndërmarrin gjithçka që munden që të parandalohet që jo duhanpirësit të kenë qasje në cigaret elektronike, duke u frikësuar nga popullarizimi i sërishëm i pirjes së duhanit, veçanërisht te të rinjtë
“Cigaret elektronike dhe prodhime të tjera të ngjashme janë të rrezikshme për shëndetin dhe përdorimi i tyre duhet të rregullohet, me qëllim që të parandalohet “joshja” e blerësve potencialë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Nikotina shkakton varësi të fortë, ndërsa thithëset elektronike për nikotinë janë gjithashtu po aq të rrezikshme, dhe përdorimi i tyre duhet të rregullohet më mirë”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesusi, i cili të martën publikoi raport të ri për luftë kundër pirjes së duhanit, të realizuar në bashkëpunim me “Blumberg Filantropis” (Bloomberg Philanthropies).
Në raport theksohet se prodhuesit e këtyre prodhimeve, diapazoni i të cilëve vazhdon të zgjerohet, shpesh herë janë drejtuar ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve të cilat i tërheqin mijëra shoje të ndryshme (në raport theksohet se ka madje 16.000).
Majkëll Blumbergu, miliarder dhe ish prefekti i Nju-Jorkut, i cili një kohë të gjatë është marrë me luftën kundër pirjes së duhanit, i dënoi taktikat e kompanive të duhanit.
Duke pasur parasysh rënien e vërejtur të shitjes së cigareve, kompanitë e duhanit në mënyrë agresive promovojnë prodhime të reja siç janë cigaret elektronike apo prodhime të ngjashme nga duhani dhe lobojnë te qeveritë, duke kërkuar prej tyre t’i kufizojnë rregulloret ekzistuese. Qëllimi i tyre është i thjeshtë; të përfitojnë një brez të ri të varur nga nikotina, ndërsa ne këtë nuk mund t’ua lejojmë”, tha Blumbergu.
Për këtë, shefi i OBSH-së konsideron se vendet ku këto prodhime nuk janë të ndaluara, “qeveritë duhet të miratojnë masa përkatëse që ta mbrojnë popullatën e tyre nga rreziqet që i sjellin thithëset elektronike për nikotinë dhe të parandalohet përdorimi i tyre te fëmijët, adoleshentët dhe grupet e tjera të ndjeshme ndaj shëndetit”.