Gjenevë, 27 janar – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot e rishikoi përqindjen e vet për kërcënimin nga forma e re e koronavirusit në Kinë në nivel ndërkombëtar, duke vlerësuar se është i “lartë” dhe nuk është më “mesatare” siç u kumtua deri më tani. Ky veprim është për shkak të “gabimeve në formulim”.
OBSH-ja deri më tani theksonte se rreziku nga virusi “është shumë i lartë në Kinë, i lartë në nivel rajonal, por mesatar në nivel ndërkombëtar”.
“Ky është një gabim në formulim dhe ne e korrigjuam atë”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së.
Javën e kaluar OBSH-ja vendosi të mos shpallë gjendje globale të jashtëzakonshme shëndetësore, duke theksuar se Kina ka marrë masa shumë të forta, përfshirë izolimin e më shumë qyteteve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.(koha.mk)